Skip to content

LIVE- “Përndjekin qytetarët që dalin në shesh. Protestuesve që u liruan po i intimidojnë familjarët”, paralajmëron qytetari: Hiqni dorë sepse do përballeni me forcën e popullit

protestuesiii tirane revoltaaa

Në revoltën e 38 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë bërë thirrje që të hiqet dorë nga përndjekja e protestuesve të cilat u liruan nga paraburgimi.

Ai ngriti shqetësimin se familjarë të protestuesve, janë intimiduar sepse kanë marrë pjesë në protestë.

“Të gjithë djemtë që ishin të shoqëruar në komisariat më 2 korrik. Ne jemi kundër dhunës ndaj policisë, por gjithashtu policia nuk duhet të dhunojë protestuesit. Ata që kanë hapur çështje penale ndaj protestuesve, kemi të bëjmë me përndjekje kolektive. 19 personave i është shkruar i njëjti paragraf fjalë për fjalë. Përndjekin qytetarë që protestojnë. Kemi parë që protestuesit që sapo janë liruar, kanë filluar të përndiqen prindërit e tyre për shkak se punojnë në administratë. Nëse dikush do pushojë nga puna prindërit apo familjarë vetëm për shkak se kanë dalë në protestë, do të shoshin forcën e qytetarëve, forcën e ligjit”, tha mes të tjerash protestuesi.