Skip to content

E rëndë në Korçë/ I moshuari hidhet nga kati i tretë i banesës, humb jetën në vendngjarje

qwaserdftgyuh

Një i moshuar është hedhur nga kati i tretë i banesës në lagjen 15 të qytetit.Sipas të dhënave, mësohet se 84-vjeçari jetonte i vetëm në banesë dhe sapo është vetëhedhur nga ballkoni. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Policia ndodhet në vendngjarje. Mësohet se i moshuari, Abidin Bilbili, dy muaj më parë kishte humbur bashkëshorten dhe dyshohet se kjo gjendje ka ndikuar në aktin ekstrem që ai ndërmori ditën e sotme.