Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Shkodër, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e Unazës Perëndimore të qytetit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motiveve që çuan në këtë krim brenda familjes.

Sipas të dhënave paraprake burri e ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij.

Pritet që në orët në vijim Policia të japë më shumë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re