Skip to content

LIVE- Protesta e 40-të kundër Ramës, qytetarët thirrje në shesh: Arrestoni Ballukun

ballukuuu

TIRANË – Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish në protestën e 40-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit në shesh, protestuesit kanë hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar përgjegjësi politike e ligjore për çështje që, sipas tyre, lidhen me keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ishte “Arresto Ballukun”, duke iu referuar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Protestuesit kanë vijuar të kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet, ndërsa kanë kundërshtuar politikat e qeverisë në disa fusha.

Tubimi vjen në vazhdën e protestave të përsëritura të zhvilluara gjatë javëve të fundit kundër mazhorancës qeverisëse.