Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në programin e drekës, në News 24 deklaroi se kryeministri Edi Rama ka humbur pikw nw arenwn ndwrkombwtare, por BE nuk kwrkon largimin e tij pasi i intereson stabiliteti poltik.

Ai tha se problem nuk wshtw vetwm dhuna, por sistemi i narkoshtetit i ngritur nga Rama.
Rama ka humbur shumë sidomos më mediat ndërkombëtare dhe kjo vë në vështirësi edhe Macron, Kos dhe Tony Blair. Nuk e di se çfarë këshillash i ka dhënë ai, ndoshta qeveris mirë nme narkoshtet.

“BE kërkon stabilitet, thonë se nëse ikën ky kush do të vijë se na siguron ca gjëra. Duhet protestuar edhe kundër ndërkombëtarëve, nuk i sheh Gonzato kullat?
Duan të fusin narkoshtetin në BE.

Këtu problem nuk është dhuna, është sistemi që ka ngritur dhe Gjermania e Holanda e dinë sepse kanë probleme me krimin shqiptar andej. Autoritetet e tyre na kanë sjellë në SPAK informacionet. Por ka një lloj paragjykimi se shqiptarët kaq demokraci meritojnë.

Nuk kanë mjaftueshëm frikë sepse ka kapur sistemin e drejtësisë, ndryshe s’do të jepte 4 milione euro për një koncert”., tha Lubonja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re