Skip to content

‘Hajde në shtëpi se…’/ Gjyshja e fëlliq keq fare, futet në diskotekë të kërkojë mbesën e saj

Një 70 vjeçare është futur në një diskotekë për të kërkuar mbesën e saj, pasi kjo e fundit kishte ikur pa i thënë.

Sipas mediave meksikane, e moshuara është future të kërkojë mbesën e saj 17-vjeçare dhe të gjithë janë habitur kur e kanë parë.

Në mes të të gjithëve, e moshuara ka fëlliqur mbesën duke i thënë që të vijë në shtëpi të kujdeset për djalin e saj, shkruan meganews.al.

Të gjithë e kanë parë me habi, ndërsa adoleshentja, e cila kishte një fëmijë 1 vjeç nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Kjo e ka detyruar të moshuarën ta marrë pa dëshirë mbesën dhe ngjarja e publikuar në rrjetet sociale është bërë mjaft virale.