Skip to content

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

durres zjarr

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 3 në Durrës.

Mësohet se banesa është e pabanuar dhe ndodhet pranë Kishës. Ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Tymi është përhapur në zonë. Ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.