Një i ri teksa ka marrë pjesë ne protestën e 46, ka renditur arsyet që e kanë nxjerrë atë në shesh. Ai ka zgjedhur të protestojë me një flamingo, shpendi simbol i revolucionit që nisi nga Zvërneci për t’u kthyer në një tubim mbarëkombëtar që e sheh thelbin e problemit te keqqeverisja.
I riu tha se arsyeja kryesore është mosfunksionimi i sistemit dhe këtë e ka parë dy vitë më parë kur motra e tij ishte aksidentuar.
“Protestoj për shumë arsye, kanë qenë edhe situatat familjare ku para dy vitesh mu aksidentua motra dhe pashë një sistem të tërë që nuk funksiononte nga spitalet te gjykatat.
Nga ai moment kam marrë pjesë në protesta. Por ka qenë edhe dhunimi I pronarit në Zvërnec, aty ishte reflektimi konkret.
Opozita ishte dakord në vetvete për ndërtimet. Sistemi vepron kubndër qytetarëve të vet, ka nevojë për një rigjenerim.
Kam qenë që ditën e parë te Drjetoria e Policisë dhe pashë njerëz që kishin dinjitet dhe dolën me fytyrën e tyre, pa pasur firkë sepse ishte mbushur kupa e mllefit.
Që nga data 31 maji kuptova që gjërat nuk do të ishin më njësoj, ndryshimet rrënjësore do të vijnë ngadalë, e keqja e atyre që na qeveris është se do ta shohin sa shpejt do t’ju vijë fundi”, tha ai.
