Gazetari Gjergj Erebara i ftuar në programin e drekës në News24, përballë Ola Brukos deklaroi se sulmet që shteti po iu bën protestuesve janë të padrejta dhe hileqare. Gazetari iu përgjigj sulmeve të kreut të Grupit Parlamentar të PS dhe tha se Balla mund t’i kërkojë edhe Zotit llogari jo vetëm ambasadave siç ai bëri, por e drejta për protestë është kushtetuese.
“Sulmi i shtetit ndaj protestuesve hileqar dhe i padrejtë. Shteti po përdor burimet e veta shtetërore me qëllim që të shfrytëzojë të dhëna që kanë dalë nga dokumente shtetërore, ose rasti i shpalljes non grata të shtetases nga Kosova.
Ka një dallim mes protestuesit s’më pëlqejnë dhe shteti përdor fuqinë ekzekutive që është shqeteësues.
Balla ka të drejtë t’i kërkojë llogari edhe Zotit, por e drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese në çdo vend normal përveç Shqipëerisë, por s’mund të thuash se ai është kriminel se proteston apo të përmendësh që një protestues është me probleme mendore që është çnjerëzore, para se të jetë politikisht jokorrekte.
Kërkesa e BE është shfuqizimi i ligjit 21/2024 pasi kthen në vend ligjin e mëparshëm se zonat e mbrojtura janë të mbrojtura. Nuk mund të bësh një shtesë mbi një titull kur i heq këto kur e sheh të nevojshme.
Deputetët pa lidhje me zonat e mbrojtura bënë një propozim dhe qeveria ndryshoi ligjin me porosi në mënyrë klienteliste”, tha ai.
