Skip to content

Gazetari Erebara: Rama ka humbur algoritmin dhe ndikimin tek mediat, është dobësuar infrastruktura e propagandës

Gazetari Gjergj Erebara, i ftuar në programin e drekës në Neës 24, përballë Ola Brukos deklaroi se problematikat me të cilat po përballemi janë reminishenca të regjimit komunist dhe e vetmja arritje e këtyre dekadave është pavarësia e gjyqësorit.
Ai tha se pavarësisht se është ecur shumë ngadalë, SPAK-u po jep rezultatet e para dhe është arritur deri te hetimi i zv.kryeministres tashmë ish-zëvendëskryeministre, duke iu referuar kështu Belinda Ballukut.
Po ashtu ai tha se Rama tashmë ka humbur betejën me algoritmin dhe infrastruktura e propagandës është dobësuar.

“Rama në burg Berisha në burg është alegori dhe jo platformë politike.
Kryeministri ka humbur algoritmin, rrugën dhe median konvencionale, e gjithë infrastruktura e propagandës është e dobët dhe mbështetet në një rrjet që nuk i lexon askush.
Është shumë e gabuar të gjykosh proceset histoirke duke thënë që fajin e ka populli.
Në shumë vende problemet janë të neoliberalizmit që ka rritur pabarazitë, tek ne mund të themi që janë dhe problemet e postkomunizmit.
Partia e fortë është reminishencë e komunizmit dhe kulti i liderit të fortë.
Në një situatë normale 35 vite do të kishin mjaftuar që ne t’I kishim kapërcyër këto probleme, dhunën, drejtësinë e kapur nga Parlamenti, e vetmja gjë që arritëm është pavarësia e gjyqësorit që ndryshoi në 2016.
Titulli në kushtetutën e vjetër është që prokuroria është sistem piramidal nën drejtimin e kryeprokurorit, që mjaftonte të gjenin një kryeprokuror kukull për t’i shpëtuar drejtësisë.
Autonomia e prokurorëve është që 20 prokurorë kanë të drejtë të ngrenë akuzë. Ne ecëm shumë ngadalë, u deshën 5 vite të krijohej dhe 3 vjet të merrte veten dhe kemi rastet e para.
Në Tiranë janë sekuestruar pallate me vlerë 400 milionë euro që u përksain dy organizatave kriminale. Për aq kohë sa është goditur zv.kryeministrja nuk e di nëse…
SPAK-u ka bërë shumë punë dhe shumë progres dhe po të lexosh vendimet për Lefter Kokën dhe ato të pastrimit të parave sheh një progres në arsyetim dhe hetimin pasuror të pronave të krimit”, tha ai.