Pas një marshimi masiv nëpër rrugët dhe akset kryesore të kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer sërish aty ku nisi gjithçka, përpara godinës së Kryeministrisë, duke përmbyllur kështu zyrtarisht tubimin e sotëm.
Kjo ditë e 47-të e revoltës qytetare kundër qeverisë u karakterizua nga fjalime të ashpra, mesazhe mjaft kreative të shkruara në asfalt dhe një marshim që bllokoi për disa dhjetëra minuta nyjet kryesore të Tiranës.
Rikthimi i protestuesve përpara selisë së qeverisë u shoqërua me të njëjtat thirrje të forta që kanë karakterizuar të gjithë ditën e sotme. Me thirrjet që dëgjoheshin në kor: “Arrestoni Ramën, arresto Ballukun!”, qytetarët dhe aktivistët kanë kërkuar sërish reagimin e menjëhershëm të organeve të reja të drejtësisë ndaj aferave korruptive të denoncuara.
Përpara shpërndarjes, organizatorët dhe aktivistët kanë lënë takim për ditën e nesërme, e cila do të shënojë ditën e 48-të radhazi të kësaj qëndrese popullore. Përmes megafonëve, u bë thirrje që dita e nesërme të sjellë një pjesëmarrje edhe më të madhe të qytetarëve në bulevard për të vijuar presionin ndaj mazhorancës.
LIVE- “Bashkohuni me ne”/ Marshim në zonën e Ish-Bllokut, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës: Poshtë patronazhistët
“Rama-Balluku, SPAK YOU!”/ Mesazhi gjigant shkruhet në asfalt përpara Kryeministrisë, aktivistët thirrje drejtësisë: Hetoni Ramën si kokën e organizatës!
“Rama SPAK you!”/ Protestuesit mbushin rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Ju erdhi fundi!
LIVE – Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!
Revolta qytetare/ I riu thirrje qytetarëve: Besoni te kjo protestë, te njerëzit e lirë që janë në këtë shesh
“Referendum, do të vendosë sovrani!”, protestuesi: E gjithë bota po flet për ne. Duam ndryshim, pa Ramën e Berishën!
Nga siguria e fëmijëve te korrupsioni dhe abuzimet e pushtetit! Fjalimi i fortë i Gent Prognit: Ja pse protestojnë qytetarët
Mesazhi i fortë i të riut ngre peshë zemrat e protestuesve: Rama e ka lakun në fyt, fuqia është në duart tona. Duam një Shqipëri të re!
FOTOLAJM/ “Rama n’burg, Balluku n’burg”, “S’jemi numra, por zëra”, pankartat me mesazhe pikante nga protesta e 47-të
“Kush është rritur më shumë, mirëqenia e popullit apo llogaria e Belindës?” – I riu gozhdon qeverinë me ironi nga bulevardi: Kush ka ricikluar më shumë plehra, landfilli i Sharrës apo lista juaj e deputetëve?
Pensionisti ‘shpërthen’ nga protesta para Kryeministrisë: Rama bëri reformën e vjedhjes së pensioneve. Duam klasë të re politike!
“U bënë 72 orë pa asnjë reagim!”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj akuza të forta nga protesta: Daçiç doli në krah të ministres që kërkoi spastrimin etnik të Kosovës, shpalleni ‘non grata’!
Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve mbështet protestën: Qeveria t’i thërrasë mendjes, të plotësojë 5 kërkesat!
“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale” – aktivistja Sidorela Vatnikaj: T’i jepet fund tranzicionit 36-vjeçar! Hetoni Ramën, arrestoni Ballukun!
Revolta qytetare! Protestuesja: Rinia është lodhur nga të njëjtat figura politike, tani është radha jonë!
FOTO / Dita e 47-të e revoltës qytetare, ambasadori i Spanjës shihet mes protestuesve
Të rinj shfaqen të veshur me pelerinat e diplomimit, e reja tregon simbolikën nga protesta: Nuk ikim nga sheshi o klasë e kalbur politike
“Arresto Ballukun!”/ Protestuesi thirrje deputetëve nga bulevardi: Publikoni dokumentin, a ka kërkesë të dytë të protokolluar në Kuvend për prangosjen e saj?
“BE na dha të drejtë për zonat e mbrojtura” – Protestuesi: Si ka mundësi që me gjithë këta ministra në burg, Rama nuk merret i pandehur nga SPAK?!
“S’jemi për grykën e pushkës, por për paqe”, thirrja e qytetarit nga Bulevardi: E gjithë Shqipëria të ngrihet në protestë, të rrëzojmë Ramën!
“Kjo lëvizje nuk negocion, SPAK të hetojë Ramën si koka kriminale e sistemit korruptiv” – aktivisti Edison Lika: S’na bëjnë dot pis! Duam dorëheqjen e kryeministrit
