Skip to content

LIVE – Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën!

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura nga aktivistët dhe qytetarët e shumtë përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 47-të të revoltës popullore.

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së fundit në foltore, protestuesit e shumtë të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë organizuar sërish dhe kanë nisur të marshojnë masivisht në rrugët kryesore të Tiranës.

Me thirrje të vazhdueshme kundër qeverisë dhe me flamuj në duar, turma e qytetarëve ka filluar të zhvendoset përgjatë akseve kryesore të kryeqytetit.