Prej 49 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama.
Me mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Protesta vijon pandalur, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur se nuk dorëzohen. Siç shihet edhe nga pamjet me dron, sheshi para Kryeministrisë është i mbushur plot, dhe me mijëra kërkojnë njëzëri largimin e kastës politike të korruptuar.
