Skip to content

“Nesër, Parlamentit të Ballës, Zegjinës e Ballukut, t’i japim mesazh të qartë…”/ Protestuesi: Nuk ka negociata, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

protestaaaaaaaaaa 3 e1784749954913

Në protestën e 53 kundër Ramës, një protestues bëri thirrje që nesër të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestën në orën 08:00 përpara Kuvendit.

Ai theksoi se shqiptarët tashmë kërkojnë largimin e kryeministrit.

“Nesër shqiptarët, parlamentit të Taulant Ballës, Ulsi Manjës, Zegjinës, Belinda Ballukut e grupeve të tjera kriminale, do t‘i tregojnë mesazhin më të qartë. Nesër shqiptarët kanë vetëm një mesazh. Nuk na përfaqësoni. Sa për Edi Ramën, populli nuk është këtu për kocka. Kërkon dorëheqjen tënde… Nuk ka negociata dhe asnjë bisedim me ty. T’i duhet të ikësh”, tha ai.