Skip to content

“Nesër para Parlamentit, Zeqineja s’mund të vendosë për ne”, protestuesi: Shqipëria në moment kritik. Shohim drejtoresha postash kapin çtë kapin, duhet t’i largojmë

thirrja

Në protestën e 53-të, një i ri para kryeministrisë tha se Shqipëria është në një moment kritik dhe të gjithë duhet të jenë të bashkuar nesër para parlamentit.

“Edi Rama është aq i pacipë saqë është i gatshëm të  vijë të këndojë me ne. Kemi parë aq shumë sa s’ska më. Kemi parë drejtoresha postash që kapin ça t’kapin.  Hajdeni nesër sepse ka marrë fund çdo gjë. Mos gjykoni nëpërmjet televizionit, por hajdeni që në 8 e gjysmë. Ata na shesin ditën, ne po qajmë natën. Atdheu është në moment kritik. Hajdeni sepse Zeqineja dhe Zeqinellarët po vendosin për fatet tona. Atdheu po shitet, nuk ka shitur vetëm Sazanin dhe Zvërnecin, por gjithë Karaburunin. Ne do mbetemi ca shqiptarë këtu, hajdeni nesër”, tha ai.