Skip to content

LIVE – Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë. Shoqërohen disa persona të tjerë

Screenshot 2 7

Makinat e deputetëve kanë lënë Kuvendin, ndërsa menjëherë protestuesit kanë gjuajtur me vezë.

Ndërkohë policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Gazetarja Xhensila Kodra tha për “News24”, se disa protestues janë shoqëruar sërish nga policia.

 

Protesta ka nisur që prej orës 08:30 të ditës së sotme ndërsa në orën 10:00 nisi edhe seanca plenare. Gjatë ditës ka pasur përplasje e tensione.

Ndërkohë Seanca plenare e Kuvendit e kësaj të enjteje, 23 korrik, u mbyll mes tensionesh të forta, debatesh dhe përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e opozitës bllokuan për disa orë foltoren e Kuvendit, duke penguar zhvillimin normal të diskutimeve. Për shkak të situatës, mazhoranca vijoi me votimin e pikave të rendit të ditës pa diskutime, duke miratuar me procedurë të përshpejtuar të 31 çështjet e parashikuara.

Mes tyre ishin rezolutat për raportimet e institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Avokatin e Popullit, KLP dhe KLGJ, disa projektligje e amendamente, si dhe emërime të anëtarëve të komisioneve të prokurimit.