Skip to content

Revolta kundër Ramës/ Shoqërimi i aktivistëve e gazetares gjatë protestës, Komiteti i Helsinkit ngre shqetësime për kufizimin e lirisë

policiia

Disa persona janë shoqëruar nga policia pas protestës së mbajtur para Parlamentit.

Përfaqësues të Komitetit të Helsinkit kanë thënë për gazetaren e “News24” , Fatmira Nikolli se është shqetësues mënyra e shoqërimit. Gjithashtu kanë shprehur shqetësimin për kufizimin e lirisë për gazetarin dhe statusin ligjor të protestuesve.

“News24” mëson se mes të shoqëruarve ka aktivistë, gazetarë si edhe Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë.

“Komiteti i Helsinkit, ka ngritur shqetësime lidhur me shoqërimet që janë bërë ditën e sotme gjatë protestës së mbajtur përpara Parlamentit. Ernest Keta, është shoqëruar ndërkohë që po merrte ndihmë mjekësore në spital. Ishte dërguar për ndihmë mjekësore pas protestës , por polica e ka marrë nga spitali dhe e ka shoqëruar. Ndonëse pas disa orësh është liruar”, tha ajo.