Skip to content

Vijon zjarri në Bregas dhe Shelegar/ Banorët bashkohen me forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve. Ndërhyrje edhe nga ajri

helikopter

Zjarri vijon të jetë aktiv në zonat Bregas dhe Shelegar të Sarandës, ku banorë të fshatrave janë bashkuar me ekipet e shpëtimit në terren për të frenuar përhapjen e flakëve.

Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, banorët po ndihmojnë edhe me mjete rrethanore në përpjekjet për izolimin e vatrave të zjarrit.

Gjatë ndërhyrjes, një zjarrfikës është lënduar në këmbë pasi ka rrëshqitur në terren, duke mbetur për disa momente pranë flakëve. Banorët e zonës i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, duke njoftuar ambulancën dhe duke e transportuar nga zona e rrezikut deri te mjeti i urgjencës.

Ndërkohë, operacioni për shuarjen e zjarrit vijon. Në ndihmë të forcave në terren ka mbërritur edhe një helikopter, i cili po ndërhyn për neutralizimin e flakëve.