
Jasir Asani do të rikthehet tek Esteghlal. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se palët kanë arritur marrëveshjen, që Asani të luajë sërish në Iran.
Disa ditë më parë u raportua për prishjen e kontratës nga ana e Asanit. Ndërkohë situata ka ndryshuar dhe sulmuesi i Kombëtares do t’i bashkohet Esteghlalit.
Rreth 850 mijë euro u paguan në verën e kaluar, për transferimin nga Guangju. Asani ndërkohë shënoi 13 gola, ndërsa regjistroi 29 paraqitje.
