Skip to content

FOTO/ Dita e 56 revoltës kundër qeverisë, qytetarët mesazh për Ramën në bulevard: “I pabesë”

i pabese rama

Protesta e përnatshme kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 56-të, me mijëra qytetarë që u mblodhën në Tiranë duke kërkuar ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

Gjatë marshimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit, protestuesit lanë edhe këtë herë një mesazh simbolik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në pllakat e bulevardit u shkrua shprehja “I pabesë”, si një akuzë politike ndaj kreut të qeverisë, pasi ky i fundit ‘i kërkoi besën’.

Mesazhi vjen pas debateve të fundit rreth konceptit të “Besës”, të prezantuar nga kryeministri Rama, të cilin protestuesit e kanë kundërshtuar duke pretenduar se qeveria ka humbur besimin e qytetarëve.

Marshimi u zhvillua në atmosferën e thirrjeve kundër qeverisë, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim me kërkesën për ndryshime të thella politike.