Skip to content

Himarë/ Kreu manovra të rrezikshme me Jet Ski, policia bllokon mjetin dhe gjobit drejtuesin

800 0 bb16c6aadc84460f9e169ced46b5c490

Pas sinjalizimeve nga pushuesit për një mjet lundrues që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme dhe po rrezikonte sigurinë e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë.

Gjatë kontrollit u evidentua mjeti Jet Ski. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi nuk kishte në bord dokumentacionin e detyrueshëm për mjetin lundrues.