Skip to content

Makina përplasi karrocën me fëmijën 1 vjeç e gjysmë në rrugë, dalin pamjet nga aksidenti i frikshëm në Korçë

korce

Kanë dalë pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet përplasi karrocën e një fëmije 1 vjeç e gjysmë.

Në vendngjarje ndodhen forca të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Si pasojë e përplasjes, fëmija u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës nga vetë drejtuesi i automjetit. Fatmirësisht, sipas mjekëve, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që policia të sqarojë dinamikën e plotë të ngjarjes.