Skip to content

“10 sekonda pasi ndalova goditjen”/ Progni nxjerr pamjet nga momenti i kërcënimit me thikë: Agresori punonjës i policisë (FOTO)

gent progni 5

Eksperti i IT Gent Progni ka nxjerrë pamjet nga incidenti i ndodhur në protestën që u mbajt më 27 korrik para Parlamentit, e cila u mbajt në orët e para të mëngjesit.

Progni denoncoi kërcënimin me jetë ndaj tij, ndërsa ditën e sotme në reagimin e tij shprehet se pamjet janë nga ngjarja, kur sipas tij tregohet se si agresori, një punonjës policie e ka kërcënuar duke përdorur një thikë.

Më herët ai ka bërë edhe një denoncim në polici dhe në AMP për rastin.