Skip to content

Zjarri në banesë i mori jetën nënës dhe dy fëmijëve/ Reagon presidenti Bajram Begaj: I pikëlluar për tragjedinë, mendimet e mia janë me familjen

bajram begaj

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domën të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit.

Kreu i Shtetit u shpreh se është thellësisht i pikëlluar nga ngjarja e rëndë, ndërsa përcolli ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj”, shkroi Begaj.

Presidenti shtoi se mendimet e tij janë me familjen në këtë moment dhimbjeje të madhe.

“U prehshin në paqe!”, përfundoi reagimin e tij Kreu i Shtetit.