Skip to content

“Jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen në bulevard pas marshimit në disa rrugë të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg!

marshim ok proteste

Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vijuar tubimin e tyre kundër qeverisë.

Gjatë rikthimit në bulevard, qytetarët kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë shprehur kritika edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe thirrje të tjera kundër klasës politike.

Protesta e sotme shënon ditën e 61-të të mobilizimit qytetar, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë marshimet dhe tubimet në ditët në vijim.