Skip to content

“PS-PD këlyshë komunistësh”/ Protestuesit marshojnë të vendosur, thirrje për dorëheqjen e Ramës: Shqipëria kërkon revolucion

m shyri2026 07 30 215149

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, konkretisht te Myslym Shyri. Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, dhe thirrjeve për largimin e kryeministrit Edi Rama, protestuesit janë ‘vërshuar’ në rrugët e kryeqytetit.

Ata shprehen të vendosur nuk se ka kthim pas dhe se Rama duhet të largohet. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”, “Ju erdhi fundi”, vazhdojnë marshimin e tyre.

Kjo është protesta e 61-të kundër kryeministrit Rama.