Skip to content

Stuhi në qershor: Tre të vdekur në Francë, dëme përreth

107290092 9d2cce32 690f 4dba b22c cf352202f7e2

Një anije shpëtimi është përmbysur në Atlantik jashtë brigjeve perëndimore të Francës duke lënë të vdekur tre persona të ekuipazhit. Erërat e forta njoftohet se arritën deri në 129 km / orë.

Viktimat ishin pjesë e një ekuipazhi prej shtatë personash që kishin shkuar në ndihmë të një varke tjetër që ishte në vështirësi, kur stuhia “Miguel” goditi zonën.

Erërat e deri në 147km / orë goditën pjesën veriore të Spanjës, duke lëvizur rreth Gjirit të Biskajës dhe duke kaluar në Francë.

Stuhia është e pazakontë, meqë vjen në fillim të sezonit turistik veror. Erërat më të forta u regjistruan në rajonin veriperëndimor të Spanjës të Asturia, ndërsa më parë pati dëme në disa ndërtesa në Galicia.

Dhjetë departamentet franceze u vunë në gjendje gatishmërie duke ndezur alarmin portokalli, dhe paralajmëruan për dëmtime të mundshme, veçanërisht për pemët.

Udhëtimi hekurudhor në perëndim të vendit u ndërpre dhe parashikuesit e motit thanë se imazhe të tilla ishin të rralla në qershor.