Skip to content

Banorët e Bashkisë Maliq në protestë kundër reformës së re territoriale/ Kundërshtojnë shkrirjen me Korçën, kërkojnë ruajtjen e statusit si njësi vendore më vete

bashkai maliq

Banorët e Bashkisë Maliq dolën në protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon bashkimin e mundshëm me Bashkinë e Korçës.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën përpara godinës së Bashkisë Maliq, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara në hartën administrative.
Protestuesit kërkuan që Bashkia Maliq të ruajë statusin e saj si njësi vendore më vete, duke argumentuar se bashkimi me Korçën do të dëmtonte përfaqësimin dhe interesat e komunitetit lokal.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit deklaruan se nuk do të tërhiqen nga kjo kauzë dhe paralajmëruan vijimin e reagimeve deri në tërheqjen e çdo propozimi që cenon ekzistencën e Bashkisë Maliq si njësi administrative e pavarur.