Skip to content

E rëndë në Tiranë – 31-vjeçari merr në banesë 13-vjeçarin dhe e ngacmon s*ksualisht! Përfundon në pranga

konflikti nisi per motive te dobeta cfare ndodhi mes te miturve ne kamez policia jep detajet tre 16

Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për pedofili në lidhje me ngacmimet seksuale që i ka bërë një fëmije 13-vjeç.

Në pranga ka përfunduar Julian Alla i cili në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike.

Ai dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut Alla ka marrë në banesë një të mitur dhe e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa.

Ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes. Julian Alla do përballet me dy akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

31-vjeçari ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policisë.