Skip to content

Zjarr në një pallat në Golem, përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet (VIDEO)

zjarriiiiiiiiiiiiiiiiii

Një apartament në një pallat në Golem është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga kabina elektrike e pallatit.