Skip to content

VIDEOLAJM/ “Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e një regjimi kusarie”/ Dikur akuzonte Berishën për korrupsion, sot kritikat janë për Ramën dhe Qeverinë e tij

WhatsApp Image 2026 08 04 at 08.02.33

Një video e publikuar në rrjetet sociale rikthen në vëmendje deklaratat e Edi Ramës gjatë kohës kur ishte në opozitë, kur ai akuzonte qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha për korrupsion dhe keqqeverisje.

Në deklaratën e publikuar në atë periudhë, Rama shprehej se Shqipëria duhej të shpëtohej “nga kthetrat e një regjimi kusarie”, duke akuzuar qeverinë e asaj kohe për kapjen e shtetit dhe abuzim me pushtetin.

Sot, pas më shumë se një dekade në krye të qeverisë, kritikat e opozitës ndaj Ramës kanë në qendër pikërisht çështje si korrupsioni, keqqeverisja dhe funksionimi i institucioneve, duke krijuar një kontrast me retorikën që ai përdorte kur ishte në opozitë.