Skip to content

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

div

Banorët e bashkisë Divjakë për të katërtën mbrëmje radhazi kanë protestuar në sheshin qëndror të Divjakës.

Shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjen sipas projektit të reformës së re teritoriale po kundërshtohet me forcë nga qytetarët dhe forcat politike, por në mbështetje të tyre është dhe administrata dhe kryetari i bashkisë, Josif Gorrea.

Banorët argumentojnë mos shkrirjen e bashkisë pasi plotëson kushtet e ekzistencës si në aspektin ekonomik, ashtu dhe resurset e tjera si parku kombëtar Divjakë Karavasta, pylli, laguna dhe plazhi.

Qytetarët e Divjakës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit duke i bërë thirrje të tjerëve për t’ju bashkuar protestës.