Skip to content

“Klasa politike 35-vjeçare, hajdute. Të largohet dhe fatin në dorë ta marrë rinia”/ Protestuesi: Rama diktatori i dytë pas Enver Hoxhës! Mosbindje civile nëse…

protestuesiii

Prej 67 ditësh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.

Një qytetar renditi një sërë problematikash me të cilën përballe çdo ditë nga keqqeverisja dhe korrupsioni.

“Kur ne jemi këtu dhe kryeministri jonë nuk na vlerëson. Nuk respekton vullnetin e popullit. Ka 26 vite në pushtet, diktatori i dytë pas Enver Hoxhës. Klasa politike 36 -vjeçare janë të gjithë hajdutë. Nëse Rama nuk jep dorëheqje, jam i mendimit për mosbindje civile. Shumica e popullit 80 % e popullit duan mosbindje civile, sepse jemi ngopur me mashtrimet e juaja. Vetëm keni vjedhur”, tha ai.