Skip to content

FOTO/ Zjarr me përmasa të mëdha në Malin e Gjerë mbi Levenisht, zjarrfikësit në luftë me flakët

WhatsApp Image 2026 08 05 at 22.51.22 1

GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në vendin e quajtur Milava.

Zjarri paraqitet me përmasa të mëdha dhe, për shkak të terrenit të vështirë dhe bimësisë së dendur, ekziston rreziku i përhapjes së tij në sipërfaqe të tjera.

Në vendngjarje ndodhen tre grupe shërbimi të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe fikjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.