Skip to content

Shuhet pas 5 orësh zjarri në Malin e Gjerë/ Digjet një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre

mali i gjere

Pas më shumë se pesë orësh operacion të pandërprerë, orët e para të kësaj të enjteje është shuar zjarri i rënë në shpatin e Malit të Gjerë, mbi Levenisht, në Gjirokastër, në vendin e quajtur Milava. Terreni tepër i vështirë dhe intensiteti i zjarrit e bënë operacionin një sfidë të madhe për efektivët.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pemë dhe shkurre.

Organet ligjzbatuese kanë nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.