Skip to content

FOTOLAJM/ Braktisi PS, Marjana Koçeku shfaqet mes protestuesve

photo output 4

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila më herët ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, ka vijuar pjesëmarrjen në protestën kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë edhe në ditën e 70-të të qëndresës.

Koçeku, e cila është distancuar nga PS-ja dhe ka zgjedhur të vijojë aktivitetin e saj si deputete e pavarur, është parë në shesh duke biseduar me qytetarë dhe protestues të tjerë. Ajo ka qenë e pranishme në protestat e zhvilluara prej ditësh para Kryeministrisë, duke shprehur publikisht mbështetjen për kërkesat e protestuesve.

Edhe në tubimin e sotëm, Koçeku ka qëndruar mes qytetarëve, ndërsa protesta ka vijuar me fjalime, thirrje kundër qeverisë dhe kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.