Për herë të parë, presidenti Putin ka komentuar homologun e tij të riu ukranias, Volodimir Zelensky, duke thënë për të se “është ndoshta një aktor i mirë, por roli i tij i presidentit në seri televizive që e bëri atë një superstar, nuk do të thotë se mund të ketë të njëjtën cilësi dhe si një president i vërtetë”.

“Ai duket të jetë një ekspert i mirë në fushën e tij, porkyr nis e vepron(në politikë) shfaqet tjetërkush”, tha presidenti rus.

“Për të vepruar(në politikë) është e nevojshme të kesh talent dhe për t’u bërë burrë shteti duhet të të ndihmojnë cilësi të tjera, një përvojë të caktuar e njohuri”, tha Putin, duke shtuar se “ndoshta i ka”.

Volodimir Zelensky, një aktor dhe humorist, fitoi zgjedhjet presidenciale të Ukrainës në prill, megjithëse pa asnjë përvojë politike.

Seri televiziv “Narodni sluga”, në të cilën ai luan një profesor i cili u zgjodh president, e rriti shumë popullaritetin e tij.

Vladimir Putin tha se pret “suksesin e parë në normalizimin e marrëdhënieve ruso-ukrainase” në mënyrë që ta përgëzoj atë për zgjedhjen.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re