Skip to content

Riaktivizohet zjarri në Drenie, vështirësi për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit malor. 25 efektivë të Mbrojtjes në zonë

zjarrin

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Drenie, në pjesën veriore të zonës, në drejtim të fshatit Drenie.

Në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe 15 forca bashkiake, të cilat po operojnë nga terreni për normalizimin e situatës.

 

Operacioni i shuarjes po paraqet vështirësi për ekipet ndërhyrëse për shkak të terrenit të thepisur dhe intensitetit të zjarrit.

Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrës, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.