Skip to content

VIDEO- “Liqeni Artificial, plazh urban. “Jo” presion administratës”! Rama dje dhe sot, shumë larg premtimeve kur ishte në opozitë

Edi Rama protestat revolucion flamingo tirana albania

“Nuk do të ketë presione ndaj nëpunësve të shtetit”!”. Ky ka qenë togfjalëshi që shpesh herë Rama lakonte gjatë kohës që ishte në opozitë, ndërsa ftonte shqiptarët që ta votonin. Por 15 vite më vonë, Rama, teksa sot është në pushtet, është shumë larg premtimeve që artikulonte.

Një tjetër premtim i pambajtur nga Rama është dhe kthimi i zonës së Liqenit Artificial në një plazh urban, ku kreu i qeverisë e krahasonte se do ta bënte si në Francë.

Në një kohë kur shqiptarët sot kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama është shumë larg premtimeve që joshte elektoratin kur ishte në opozitë. Për më tepër dëgjoni videon, ku shfaqet Rama dje dhe sot.