Skip to content

Situatë alarmante në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Kafshët përpëliten në temperatura të larta, pa ujë dhe të sëmurë

c708dd0f 3f79 47b2 9ec2 a61135d6e03f

Këto pamje janë siguruar këtë të martë nga News24 dhe   në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ku në temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, kafshët shihen të rraskapitura, të lodhura e të sëmura, ndërsa përpiqen, në një ambient që nuk i ngjan aspak habitatit të tyre natyror, të kapin hijet e rralla që mund t’i mbrojnë nga dielli përvëlues.

Arinjtë, luani, ujku, por edhe kafshë të tjera, si lopët dhe kuajt, shihen duke u përpëlitur nga vapa dhe etja, në ambiente që dukshëm të lenë dyshimin se nuk ofrojnë kushtet minimale për përballimin e këtij të nxehti ekstrem që ka përfshirë vendin këtë gusht.

Bie në sy menjëherë se uji për to është i pamjaftueshëm dhe në kushte që ngrenë pikëpyetje për higjienën e tij, por një tjetër pamje është edhe më alarmante.

Një prej ujqërve të Kopshtit Zoologjik qëndron në zonën e rrethuar të tij, me plagë të dukshme në trup, ndërsa nuk dihet nëse po merr trajtimin e nevojshëm veterinar.

D9fbd50e 035e 4ab4 94df 2de18dbc7e70
277048b6 6797 450d Ac25 4d3d21ebd7e5
3136d1ca Bac0 419e Bc4b C67e4dd8bf05
130d0244 A483 4731 98fd 055bee08501e
49a42f9c 76d2 4c54 83ef 3fa1b3b577b8
223a7b2c 0d61 433e B9a3 C5ff6223c1e2
2
3
4
C708dd0f 3f79 47b2 9ec2 A61135d6e03f
1ec8c367 Ac5d 430d Af72 17e1b26e555e

Kafshët nuk mund të tregojnë se kanë etje, se po vuajnë nga nxehtësia apo se kanë dhimbje, nuk mund të të largohen nga aty, nuk mund të kërkojnë ndihmë. Dhe pikërisht për këtë arsye, në ditët kur temperaturat përvëlojnë vendin, përgjegjësia e njerëzve dhe institucioneve për mirëqenien e tyre bëhet edhe më e madhe. Njeriu që i ka vendosur aty, ka edhe përgjegjësinë për t’u garantuar atyre kushtet minimale të jetesës, kujdesin dhe mbrojtjen që meritojnë.

Kopshti Zoologjik i Tiranës është një hapësirë që vizitohet çdo ditë nga turistë dhe qytetarë. Por pamjet që shihen sot, janë jo vetëm një pamje e pakëndshme, por edhe shqetësuese e alarmante. Ato nuk duhet të kalojnë thjesht si një tjetër lajm i ditës. Ato duhet të shërbejnë si një thirrje për kontroll, transparencë dhe përgjegjësi institucionale.

Pas hekurave nuk qëndrojnë objekte ekspozimi. Janë qenie të gjalla, të vendosura në një hapësirë nga ku nuk mund të largohen dhe nuk mund të kujdesen për veten. Njeriu i mban aty dhe ai ka edhe detyrimin t’u garantojë kushte dinjitoze jetese.

Vizitat e njerëzve nga dashuria dhe kureshtja për kafshët mund të jenë arsyeja pse ekziston një kopsht zoologjik, por nuk mund të jetë kurrë arsyeja që banorët e tij të vuajnë.