Skip to content

FOTO/ Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

345345345345345345345

Një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit George Soros, Alex Soros raportohet se ka ndodhur gjatë ditëve të pushimeve në jug të vendit.

Sipas raportimeve, kreu i ekzekutivit e ka pritur Alex Soros në rezidencën qeveritare në Dhërmi, në bregdetin e jugut.

Lajmi për këtë vizitë është shoqëruar edhe me pamje. Foto nga prania e Alex Soros në rezidencën shtetërore janë publikuar nga faqja e njohur në rrjetin social Facebook, “Lolita”.