Skip to content

Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Rama përbuzje ndaj shqiptarëve. Si thonë dibranët; ik me të majra ose…

shqiptari 1

Një qytetar që mori fjalën gjatë protestës para Kryeministrisë kritikoi kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke përcjellë edhe një mesazh në emër të dibranëve.

“Nuk të kemi dëgjuar të thuash njëherë, zoti kryeministër: ‘Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria’. Përgjigjja jonë për këtë përbuzje që ke për shqiptarët: ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’. Kam porosi nga dibranët, 9 malet e Dibrës: ik me të majra, mos të marrim pushkën, siç e kemi marrë me Hajredin Pashën”, u shpreh qytetari.