Skip to content

Kryepeshkopi Joan në Imbros/ Merr pjesë në festimet për 65-vjetorin e hirotonisjes së Patriarkut Bartholome

joani

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ndodhet në Imbros, me rastin e festimeve për 65-vjetorin e hirotonisjes në gradën klerikale të Tërëshenjtërisë së Tij, Bartholomeut, Patriarkut Ekumenik.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kishtare merr pjesë edhe Fortlumturia e Tij Theodorin II, Patriarku i Aleksandrisë dhe i Gjithë Afrikës.

Sipas programit të festimeve, më 13 gusht 2026, tre Primatët do të bashkëmeshojnë në Imbros, vendlindja e Patriarkut Ekumenik Bartholomeut.

Ceremonia pritet të përbëjë një moment të veçantë për botën ortodokse, duke bashkuar drejtues të lartë të Kishave Ortodokse në vendlindjen e Patriarkut Ekumenik, në kuadër të përvjetorit të tij të rëndësishëm klerikal.