Skip to content

Normalizohet situata e zjarrit në “Lëndinën e Madhe”/ Në terren 11 forca zjarrfikëse, 7 punonjës pyjorë dhe 2 mjete

zjarrr 2 1

Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Devollit paraqitet e normalizuar.

Flakët janë fikur dhe aktualisht nuk raportohet për përhapje të mëtejshme të zjarrit në sipërfaqen pyjore. Forcat zjarrfikëse vijojnë të monitorojnë zonën për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave.

Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po kontrollojnë zonën e prekur dhe po mbajnë nën vëzhgim situatën.

Deri në këto momente, situata paraqitet e qetë dhe pa shenja të përhapjes së zjarrit.