Skip to content

FOTO/ Dy vatra zjarri aktive në Dibër e Bulqizë, flakët përhapen nga erërat e forta

21ebeacd 6618 490a a6f9 8ce813fac03a

Dy vatra zjarri janë aktive në qarkun Dibër, në Selishtë të Bashkisë Dibër dhe në territorin e Bashkisë Bulqizë. Zjarri në zonën e Selishtës ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të bashkive Dibër dhe Bulqizë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, strukturat e Emergjencave Civile, si dhe banorë të zonës.

Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira, pasi terreni është i eshte i vështirë për mjetet zjarrfikëse. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë më të vështirë izolimin e vatrave. Sipas raportimeve të sotme, një tjetër vatër ndodhet në Qafën e Helmes, në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, pranë kufirit me Selishtën. Për këtë vatër janë angazhuar edhe forcat zjarrfikëse të Bashkisë Bulqizë.

Strukturat në terren vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.