Skip to content

Basha ripërsërit qëndrimin: Asnjë hap pas, të bashkohemi në protestë

Kreu demokrat, Lulzim Basha u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së opozitës këtë të shtunë.

 

Pak orë para nisjes së protestës, Basha në një postim të dytë në “Facebook”, shprehet se bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan vend normal.

 

Basha ripërsërit më tej edhe njëherë qëndrimin se nuk do të bëj asnjë hap pas nga rruga që ka nisur.

 

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”