Skip to content

Zjarri doli jashtë kontrollit/ Mbrojtja: Angazhohen dy avionë në Lurë, Qafë Helmës dhe Fushë-Bulqizë-Selishtë

avioniiiii

Dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar nga ajri për të mbështetur operacionet e shuarjes së zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në zonën e Qafës së Helmësit, në Fushë-Bulqizë–Selishtë.

Ndërhyrja nga ajri po kryhet në koordinim me forcat në terren, të cilat vijojnë punën për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Operacionet tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje, me synim kufizimin e përhapjes së zjarrit dhe vendosjen e vatrave nën kontroll.