Skip to content

Në kërkim prej 20 vitesh për vrasje, kapet në Athinë 48-vjeçari shqiptar

policia grreke

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia greke. Sipas raportimeve nga mediat greke, shqiptari rezultonte në kërkim për vrasje për më shumë se 20 vite.

Autoritet ditën e djeshme në zonën e Filotheit në Athinë, vunë në pranga 48-vjeçarin.

Konkretisht, 48-vjeçari akuzohet për vrasjen e një bashkëatdhetari të tij në Tiranë, në vitin 2006, duke e qëlluar me armë zjarri.

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente.