Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur thirrjen për aplikime për 40 pozicione hetuesish në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas njoftimit të SPAK, kandidatët që duan të aplikojnë duhet të plotësojnë disa kritere, ndër të cilat të jenë shtetas shqiptarë, të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së.
Kandidatët duhet të kenë gjithashtu më shumë se një vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së, si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës.
Procesi i konkurrimit përfshin testin konjitiv, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik, testimin e aftësive fizike, testin e zgjeruar me shkrim dhe intervistën e strukturuar.
Gjithashtu, kandidatët do t’i nënshtrohen poligrafit, verifikimeve të pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrollit mjekësor dhe psikologjik. Këto procedura nuk pikëzohen, por janë të detyrueshme.
Afati i aplikimit është nga data e publikimit të thirrjes deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.
KRITERET
