Deputetja e pavarur Marjana Koçeku përmes një postmi në rrjetet sociale ka reaguar sërish për protstat masive antiqeveritare të cilat vijojnë prej 77 ditësh në vendin tonë. Koçeku deklaron se protesta i ka bërë njerëzit të kuptojnë se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve.
Deputetja, e cila pak muaj më parë braktisi GPS ka thumbuar edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama apo të tjerëve në këtë forcë politike dhe deklaron se tashmë ka një diferencë mes kulturës së re politike të protestës dhe të vjetrës që e përqesh atë.
“77 ditë protestë u deshtën për me mbjellë çka politika e 35 viteve as nuk ka mujtë, as nuk ka dashtë: vetëdijen se publikja dhe e përbashkëta na përkasin të gjithëve dhe se qytetari nuk asht spektator, por protagonist i vendit të vet.
77 ditë protestë për me kriju nji manifestim të ri politik. Për me tregu se pjesëmarrja qytetare, morali publik dhe përgjegjësia nuk janë veç fjalime retorike, por qëndrime dhe thelb i njeriut si pjesë e komunitetit dhe vendit ku jeton.
Kaq shumë e kaq pak kohë për me shfaqë dallimin e thellë mes brezit të ri dhe politikës së vjetrueme. Njani po zgjohet e po dëshmon nji kulturë të re; tjetri vazhdon me e përqeshë qytetarin e me refuzu me e ndigju”, shkruan ajo.
